Hudhra dhe qepë për jetë më të gjatë

Ushqime

Hudhra dhe qepë për jetë më të gjatë

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 06:08
Hudhra dhe qepë

Konsumimi i rregullt i qepëve dhe hudhrave do të përmirësojë mrekullisht imunitetin tuaj, ndihmon në parandalimin e kancerit dhe ruan shëndetin optimal të zemrës.

Hudhra është antibiotik natyral i fuqishëm dhe ka veti të forta antibakteriale.

Gjithashtu, hudhra ka veti të fuqishme anti-inflamatore që mund të ndihmojë kundër inflamacionit kronik, infeksioneve bakteriale dhe dhimbjeve të ndryshme.

Qepët dhe hudhrat rregullojnë gjithashtu nivelin e kolesterolit. Ato janë të pasura me squfur që parandalon krijimin e tepërt të kalciumit dhe yndyrës në enët e gjakut. Kjo rezulton në një përmirësim të qarkullimit të gjakut.

Ngrënia e rregullt e hudhrave dhe qepëve do të rrisë imunitetin tuaj dhe do t’iu mbrojë nga ftohjet dhe gripi.

Gjithashtu, kanë efekt të fuqishëm në “luftën” kundër kancerit. Qepa dhe hudhra kanë ushqyes që mbrojnë nga kanceri i zorrës së trashë, veshkave, mitrës dhe vezoreve.

Komponimet antibakteriale dhe antivirale të gjetura në hudhër dhe qepë mbrojnë trupin nga “sulmuesit” e jashtëm.

Të dyja perimet janë të disponueshme gjatë gjithë vitit, prandaj mos ngurroni të përfshini ato në regjimin e përditshëm ushqimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat