Qershitë – ilaç dhe eliksir nga natyra

Ushqime

Qershitë – ilaç dhe eliksir nga natyra

Më: 8 maj 2018 Në ora: 19:19

Ekspertët shëndetësorë kanë të drejtë kur qershitë i quajnë “ilaç nga natyra”, ngase janë burim i pasur me vitamina të cilat shtojnë forcën e organizmit, përmirësojnë tretjen si dhe përmirësojnë punën e zemrës.

Janë të pasura me pigmente të cilat parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe të celulitit.Pigmentet forcojnë indin lidhës duke shkatërruar enzimat e dëmshme të cilat lëkurën e bëjnë të duket më e vjetër. Pos se ndikon në dukjen, kjo pemë, falë acideve përmirëson punën e lukthit, zorrëve dhe pankreasit e me vetë këtë përmirëson edhe tretjen në përgjithësi.

Qershitë janë të pasura me vitamina C dhe zink që janë mjaft të rëndësishme në rezistimin e organizmit, pastaj me acid folik për të pasur një gjakrrjedhje dhe një zemër të shëndoshë.

Qershitë largojnë ujin tepricë nga organizmi, nxitin gjakrrjedhjen, si dhe aktivizojnë punën e mëlçisë dhe veshkave e po ashtu ndikojnë pozitivisht edhe në parandalimin e kariesit dhe problemet me mishin e dhëmbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat