Mjaltë e kanellë për humbjen e peshës - Bota Sot
Mjaltë e kanellë për humbjen e peshës

Ushqime

E hënë, 19 nëntor 2018

Mjaltë e kanellë për humbjen e peshës

Më: 31 maj 2018 Në ora: 20:52

Pothuajse të gjithë ne e dimë se mjalti është shumë i shëndetshëm por shumë pak e dimë se sa e shëndetshme është kanella.Sot e përdorim si erëzë por në fakt është shumë më shumë se kaq. Kanella ka një histori të gjatë pasi në të kaluarën është përdorur si një medikament natyral për të trajtuar një numër të madh të sëmundjeve.

Kanella ka efekte të shkëlqyeshme mjekësore dhe mund të lehtësojë simptomat e sëmundjeve të ndryshme.Kjo erëzë përmirëson qarkullimin e gjakut, ul nivelin e kolesterolit të keq, është shumë e mirë për shëndetin e zemrës, ndihmon me problemet me stomakun dhe mbi të gjitha është shumë efektive për humbjen e peshës.

Prandaj kombinimi i mjaltës dhe kanellës është mrekullibërës për shëndetin tonë, veçanërisht për kilogramët e tepërt që duam t’i heqim qafe.Çdo mëngjes, konsumoni pijen e mëposhtme në stomak të zbrazët dhe gjithashtu edhe në mbrëmje, para se të flini.

Nëse e përdorni këtë pije natyrale rregullisht, kilogramët e tepërt do të zhduken dhe pesha trupore do të rregullohet.

Përgatitja e pijes me mjaltë dhe kanellë

Zieni 200 ml ujë. Vendosni gjysmë luge çaji pluhur kanelle në ujin e zier paraprakisht, mbulojeni enën dhe lëreni të qëndrojë kështu për gjysmë ore.

Kur uji me kanellë të ftohet, shtoni një lugë çaji mjaltë.

Konsumojeni gjysmën e filxhanit me këtë pije para gjumit, gjysmën tjetër mbulojeni dhe lëreni në frigorifer.

Në mëngjes, në stomak të zbrazët, konsumojeni gjysmën e lëngut që ka mbetur.

Ky trajtim natyral ndikon në reduktimin e peshës trupore sepse kanella dhe mjalti ndihmojnë në pastrimin e traktit digjestiv, largon parazitët dhe bakteriet që ndikojnë në ngadalësimin e tretjes në trupin tonë.

Një pije tjetër efektive për humbjen e peshës:

Përzieni një lugë çaji të pluhurit të xhenxhefilit (ose një rrënjë xhenxhefili) me një lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe shtoni ¼ e lugës së çajit kanellë.

Në këtë pije, mund të shtoni jogurt, varësisht nga shija. Konsumojeni këtë pije esëll, në mëngjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test