Të mirat dhe “dëmet” nga konsumimi i fasuleve - Bota Sot
Të mirat dhe “dëmet” nga konsumimi i fasuleve

Ushqime

E diel, 18 nëntor 2018

Të mirat dhe “dëmet” nga konsumimi i fasuleve

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 23:57
Fasule

Fasulet konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe janë të pasura më shumë vitamina. Por, ato kanë edhe disa efekte jo shumë të këndshme.

Ndër dobitë e fasuleve janë përmbajtja e lartë e hekurit, kaliumit, fibrave, proteinave dhe vitaminës B.

Gjithashtu fasulet kanë veti kundër kancerit, për shkak të kimikateve që përmbajnë të cilat luftojnë qelizat kancerogjene.

Ndër të tjera parandalojnë sëmundjet e zemrës, ulin kolesterolin dhe ndihmojnë në humbje peshe, për shkak se ngopin dhe nuk shëndoshin.

Të prekurit nga diabeti nuk duhet t’i ndajnë nga tryeza, për shkak se garantojnë një burim të qëndrueshëm të glukozës.

Por krahas dobive fasulet kanë edhe efekte të pakëndshme si gazrat, rritje të presionit të gjakut dhe stimulojnë shkaktimin e migrenë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test