3 gabimet më të zakonshme që bëni kur gatuani pulën - Bota Sot
3 gabimet më të zakonshme që bëni kur gatuani pulën

Ushqime

E shtunë, 17 nëntor 2018

3 gabimet më të zakonshme që bëni kur gatuani pulën

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 16:33
Ilustrim

Pula është një ndër ushqimet më të përdorura në të gjithë botën. Këtë e tregojnë edhe shifrat e publikuara nga institute të ndryshme, rreth 8 bilion pula konsumohen çdo vit. Sigurisht zgjidhni ta konsumoni për vlerat ushqyese si proteinat, vitaminat, numri i ulët i kalorive dhe yndyrnave etj. Duhet thënë që gjoksi i pulës është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të ekzistojnë dhe është pjesë e shumë dietave. Por mënyra si e gatuajmë ndikon shumë në shijen e saj. Këto janë gabimet më të zakonshme që bëni kur gatuani pulën :

Shkrirja: Shumë amvisa pasi e nxjerrin pulën nga ngrirja e lënë të shkrihet në temperaturë ambienti. Kjo lloj shkrirjeje mund të jetë shumë e rrezikshme pasi nxit shfaqjen e baktereve përfshirë E. coli dhe salmonelën. Në vend të saj, mbushni një enë me ujë të ftohtë dhe vendosni pulën në të për ta shkrirë për 30 minuta. Pasi të ketë shkrirë ziejeni ose futeni në furrë sipas dëshirës.

Marinimi me erëza, kripë dhe vaj: Kijeni parasysh këtë këshillë, marinimi i pulës duhet bërë gjithmonë në fillim të procesit të gatimit. Erëzat, kripa dhe vaji duhen vendosur nën lëkurën e pulës. Lëkura nga ana tjetër nuk duhet hequr kurrë para pjekjes pasi e bën pulën më të thatë dhe rrezikoni që ta digjni.

Gatimi në zgarë: Një ndër mënyrat më të shpejta për të gatuar pulën është në zgarë. Në qoftë se nuk doni që pula të digjet gjatë zgarës, lyejeni më parë me vaj dhe pak uthull molle. Shija e uthullës nuk do të ndihet fare gjatë shijes dhe kofshat apo gjoksi i pulës do të jetë i butë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test