Ja lista e frutave dhe perimeve me më shumë pesticide, në vend të parë luleshtrydhet - Bota Sot
Ja lista e frutave dhe perimeve me më shumë pesticide, në vend të parë luleshtrydhet

Ushqime

E martë, 16 tetor 2018

Ja lista e frutave dhe perimeve me më shumë pesticide, në vend të parë luleshtrydhet

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 09:02
Luleshtrydhet

Në raportin e fundit rreth pesticideve tek frutat dhe perimet, Grupi që po merret me studimin e tyre thotë se '70% e frutave dhe perimeve përmbajnë më shumë se 230 pesticide të llojeve të ndryshme'.

Analizat, bazuar në testimet që kreu departamenti amerikan i agrokulturës, zbuluan se luleshtrydhet dhe spinaqi përmban sasinë më të lartë të pesticideve.

Në kampionët e luleshtrydheve për shembull, testi rezultoi pozitiv për 20 lloje pesticidesh dhe spinaqi përmbante afërsisht dy fishin e pesticideve për kile, krahasuar me çdo produkt tjetër.

Pas luleshtrydheve dhe spinaqit vijnë nektarinat, mollët, rrushi, pjeshkat, qershitë, dardhat, domatet, selinoja, patatet dhe specat që përdorim për t'u mbushur.

Më shumë se 98% e pjeshkave, qershive dhe mollëve përmbajnë të paktën një lloj pesticidi.

Sa i rrezikshëm është ekspozimi ndaj kimikateve?

Studimet vazhdojnë të zbulojnë efektet potenciale të përdorimit të pestsicideve.

Një studim i kohëve të fundit, tregon një lidhje të mundshme mes ekspozimit të pesticideve dhe fertilitetit në rënie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test