Ja ushqimet e shëndetshme që përmbajnë më shumë karbohidrate sesa një fetë bukë! - Bota Sot
Ja ushqimet e shëndetshme që përmbajnë më shumë karbohidrate sesa një fetë bukë!

Ushqime

E premte, 19 tetor 2018

Ja ushqimet e shëndetshme që përmbajnë më shumë karbohidrate sesa një fetë bukë!

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 08:53
Ilustrim

Këto ditë karbohidratet kanë fituar një reputacion të keq në ndikimin që ato kanë në shëndetin tonë, por ndërsa mund të mendoni se buka është ajo që përmban më tepër karbohidrate, ky nuk është rasti.

Në fakt Body+Soul kanë bërë një zbulim surprizues mbi ushqimet e shëndetshme të cilat përmbajnë më tepër karbohidrate sesa një fetë bukë. Rekomandohet që dieta e përgjithshme e popullsisë duhet të përbëhet prej 45% – 46% karbohidrate që përktehet në 230-333 gram në ditë.

Për ta thënë më thjeshtë një fetë bukë përmban 15 gram karbohidrate dhe një sërë ushqimesh që konsiderohen të shëndetshme si një mollë e vetme përmban 20 gram karbohidrate, pra 5 gram më shumë se një fetë bukë.

Një gjysmë patate e ëmbël përmban 19 gram karbohirate
Një filxhan me qiqra përmban 23 gram karbohidrate
Gjysmë pako makarona të pagatuara përmbajnë 28 gram karbohidrate
Një filxhan kos pa yndyrë përmban 16 gram karbohidrat

Sigurisht që ushqimet më pak të shëndetshme përmbajnë një sasi të madhe karbohidratesh:

45 gram patatina përmbajnë 26 gram karbohidrate
375 mL coca-cola përmban 40 gram
Një korosant përmban 24 gram

Ushqimet që përmbajnë pak karbohidrate janë;

1 vezë = 0.1 gram
100 gram kungull = 7 gram
100 gram shalqi = 5 gram
100 gram brokoli = 1.3 gram

Karbohidratet që duhet të limitojmë janë ato të përpunuarat si buka e bardhë dhe biskotat pasi këto ushqime jo vetëm që kalojnë shumë shpejt në gjak por përmbajnë edhe shumë shqeqerna, yndyrna dhe sodium. Kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk duhet ti konsumojnë ato  bashkë thjesht duhet të jenë më të kujdesshëm për sasinë që konsumojnë në ditë. Njerëzit duhet të synojnë konsumimin e ushqimeve si bishtajoret, drithërat, patatet e ëmbla dhe frutat për të marrë  vlera ushqyese të shëndetshmë duke përfshirë këtu edhe karbohidratet por në sasinë e duhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test