Pesë vlerat ushqyese të lakrës turshi

Ushqime

Pesë vlerat ushqyese të lakrës turshi

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Si një formë e fermentuar e lakrës, lakra turshi i siguron trupit disa përfitime të mrekullueshme për shkak të vlerave ushqyese. Është e tejmbushur me probiotikë të cilët forcojnë sistemin imunitar dhe përmirësojnë tretjen.

Vlerat ushqyese të lakrës turshi gjithashtu përfshijnë mbrojtjen e trupit nga alergjitë, luftojnë inflamacionin dhe i sigurojnë trupit antioksidantë të mjaftueshëm kundra kancerit.

Vlerat ushqyese të lakrës turshi:

1.Përmirëson tretjen

Ka shumë fibra dhe kjo është jetike për një tretje të shëndetshme. Ndalon kapsllëkun, përmirëson shëndetin e zorrëve dhe ndalon ngërçet. Ngrënia e rregullt e kësaj lakre parandalon shqetësimet e zorrëve dhe kancerin e barkut.

2.Ju jep shumë energji

Falë nivelit të lartë të hekurit, lakrat turshi sidomos ju japin shumë energji dhe qëndrueshmëri, nxisin qarkullimin e gjakut dhe përmirësojnë metabolizmin. Parandalojnë aneminë dhe luftojnë lodhjen dhe dhimbjen e kokës.

3.Përmirëson imunitetin

Lakra është e pasur me vitaminë C, e cila është perfekte për funksionimin e imunitetit. Nivelet të tilla të larta të vitaminës C rigjenerojnë qelizat, bëjnë më shumë qeliza të bardha të gjakut dhe prodhojnë kolagjen.

4.Forcon kockat

Ky ushqim është i pasur me vitaminë K dhe kjo i bën kockat të forta. Poashtu, prania e proteinave të shumta i mban kockat të mineralizuara në mënyrë të shëndetshme. Vitamina K gjithashtu parandalon osteoporozën.

5.Parandalon kancerin

Bazuar te studime të ndryshme, antioksiduesit që gjenden te lakra vrasin radikalet e lira që janë thelbësore për qelizat kancerogjene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat