Si thua për një gotë verë blu? - Bota Sot
Si thua për një gotë verë blu?

Ushqime

E martë, 16 tetor 2018

Si thua për një gotë verë blu?

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 00:36
Ilustrim

Është blu dhe është prodhuar për herë të parë në Spanjë.

Kjo verë e quajtur Gïk simbolizon revolucionin e pijes që tenton të largohet nga metodat tradicionale të prodhimit të verës kryesisht asaj me ngjyrë të kuqe. 

Për ta prodhuar atë verëprodhuesit kombinojnë rrushin e bardhë me atë të zi, e ndërsa kjo ngjyrë blu formohet si pasojë e bashkëveprimit të ngjyruesit natyral antocianë që ndodhet në cipën e kokrrave të rrushit të zi me ngjyruesin e quajtur indigotinë që ekstraktohet nga bimë. 

Me një përqindje alkooli 11.5, vera blu është tipike verore e përshtatshme për ta shoqëruar me antipasta, sallatë jeshile, sushi, pizza dhe ëmbëlsira. Pa harruar faktin se siç do verë tjetër duhet të serviret e freskët. 
 Për shkak të ngjyrës tërheqëse blu, kjo verë është bërë përbërës i koktejleve dhe një indicie që kantinat të prodhojnë verë blu të gazuar, e cila preceptohet të jetë një verë e thatë dhe jo e ëmbël.
Marjeta Istrefi – Enologe 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test