Si të ushqehemi shëndetshëm kur jemi me pushime, ja 5 ide… - Bota Sot
Si të ushqehemi shëndetshëm kur jemi me pushime, ja 5 ide…

Ushqime

Si të ushqehemi shëndetshëm kur jemi me pushime, ja 5 ide…

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 23:38
Ilustrim

Ne jemi çfarë hamë, prandaj është me të vërtetë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje asaj që ne vendosim të fusim në organizmin tonë.

Mëngjesi, dreka dhe darka janë vaktet më të rëndësishëm të ditës dhe nuk duhet të mungojnë asnjëherë as kur jemi me pushime.

Kur shkojmë me pushime në një vend të huaj, tundimi për të provuar gjithçka bëhet pothuajse i papërmbajtshëm. Nga kuzhina tradicionale në ushqimet e shijshme lokale dhe pije me shije të ndryshme është e lehtë të humbasësh, edhe nëse kthehesh në shtëpi, ke pasur një dietë të ekuilibruar mirë.

Pra, si mund të krijoni një plan të shëndetshëm të ngrënies dhe të shijoni plotësisht ushqimin tuaj? Këtu janë disa mënyra të thjeshta që mund të hani të shëndetshëm gjatë pushimeve.

1. Hani gjithmonë mëngjes

Të gjithë dietologët këmbëngulin se mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës dhe duhet të jetë i mbushur me energjitë e nevojshme. Ju nuk duhet të mendoni vetëm për vitamina dhe lëndë ushqyese, por edhe për gjithë vaktin tuaj të shëndetshëm pasi është gjëja e parë që trupi juaj merr në mëngjes. Nuk është e vështirë, sepse mund të merrni një mëngjes të shëndetshëm pothuajse kudo, edhe nëse është vetëm një kos grek dhe ‘muesli’ të përziera me disa banane ose manaferra.

2. Kënaqni veten

Kur vendsim të shkojmë me pushime, gjëja e parë që na entuziasmon së tepërmi është ushqimi që do të hamë. Pra, hani çdo gjë që dëshironi të hani! Shijoni çdo kafshim dhe provoni diçka tjetër ditën tjetër, duke provuar shije të reja edhe trupi do të ndihet më mirë ndaj i kushtoni vëmendjen e duhur atij.

3. Lëvizni shumë

Të shëtisësh vendet e bukura në këmbë është më zbavitëse se çdo gjë tjetër. Ju gjithashtu mund të përfundoni duke përhumbur në disa pika jo turistike dhe të shijoni një eksperiencë lokale të dorës së parë, e cila vështirë është e mundur kur shkoni kudo me makinë. Lëvizni sa më shumë për të djegur kaloritë e panevojshme dhe do të ndiheni më mirë.

4. Pregatisni vetë ushqimin tuaj

Është gjithmonë mirë të keni më shumë kontroll mbi atë që hani, veçanërisht nëse jeni duke qëndruar në një shtëpi për mysafirë ku mund të përdorni kuzhinë ose të keni një aneks kuzhine në dhomën tuaj. Shkoni në treg për të marrë ushqimet e detit, blini mish të freskët dhe perime të freskëta.

5. Pini shumë ujë

Ndjeheni të uritur? Pini ujë, etja shpesh e maskon veten nga uria, kështu që është mirë nëse gjithmonë keni një shishe me ujë të freskët me vete kudo që të shkoni. Mbani veten të hidratuar dhe ju do të shikoni dhe të ndjeheni më mirë pa marrë parasysh se çfarë hani. Shtoni limon në ujin tuaj dhe do të bëhet një antioksidant i fuqishëm me vitamina që ndihmon edhe djegien e kalorive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...