Lëngu që largon kilogramët e tepërt

Ushqime

Lëngu që largon kilogramët e tepërt

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 00:23
Ilustrim

Kolesteroli mund të definohet si nivel i yndyrës në trup dhe është i pranishëm në çdo qelizë të gjallë.

Megjithatë, duhet të dini të dalloni kolesterolin e mirë nga kolesteroli i keq që niveli i ngritur i këtij të fundit në gjak shkakton sëmundje të ndryshme të zemrës dhe enëve të gjakut.

Por mos u bëni merak. Nëse zgjedhni ushqimet e duhura, ju nuk do të keni probleme me nivelin e kolesterolit.

Grejpfruti është një “fitues” absolut kur është fjala për të luftuar kolesterolin e keq, sepse përpos nivelit të lartë të vitaminës C, ky frut përmban pektinë që e shpërbën kolesterolin dhe mbron enët e gjakut nga bllokimi.

Menjëherë pas grejpfrutit, vjen selino. Dy kërcej selino në ditë janë të mjaftueshme për të ulur nivelin e kolesterolit për pesë herë.

Roli më i rëndësishëm i selinos është rritja e sekretimit të acidit biliar që shkrin yndyrën e keqe.

Prandaj, më poshtë gjeni një lëng me përbërës natyral, që është jashtëzakonisht efektiv për rregullimin e nivelit të kolesterolit dhe largimin e kilogramëve të tepërt.

Ky lëng që përpos që mund ta bëni vetë në shtëpi, është edhe shumë i shëndetshëm.

Përbërësit:

1 grejpfrut

2 kërcej selino

Pak majdanoz

¼ e limonit

3 rrota xhenxhefil

Si ta përgatisni dhe konsumoni këtë lëng?

Vendosni të gjithë përbërësit në blender(mikser elektrik) dhe përzieni mirë derisa të krijohet një lëng goxha i trashë.

Konsumoni një gotë nga ky lëng i freskët në ditë, në mënyrë që ta rregulloni nivelin e kolesterolit në trup.

Këshillë: Ky lëng preferohet të konsumohet para drekës pasi kjo është koha më e mirë për të absorbuar të gjithë përbërësit e lëngut dhe për të aktivizuar veprimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat