Këto ushqime do t'ju ndihmojnë për të hequr qafe fryrjen - Bota Sot
Këto ushqime do t'ju ndihmojnë për të hequr qafe fryrjen

Ushqime

E hënë, 19 nëntor 2018

Këto ushqime do t'ju ndihmojnë për të hequr qafe fryrjen

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Ndjenja e fryrjes në stomak nuk është aspak e këndshme dhe atëherë ju bie ndërmend të hani diçka.

Megjithatë, sipas këshillave të ekspertëve, edhe në ato momente ju nuk duhet të kaloni vakte, kështu që ju mund ta ngadalësoni tretjen edhe më tej.

Këtu janë disa ushqime që zvogëlojnë fryrjen e stomakut dhe lehtësojnë simptomat.

Peshk

Tretet lehtë dhe përmban proteina që lehtësojnë ndjenjën e fryrjes.

Selino

Është shumë i pasur me kalium dhe konsiderohet si një nga diuretikët më të mirë natyrorë që me siguri do t'ju ndihmojnë për t'u përballur me fryrjen dhe simptomat shoqëruese.

Kungulli

Kungulli është i pasur me fibra dhe përmban nivele të ulëta sheqeri, duke e bërë këtë ushqim një aleat të përsosur në luftën kundër zorrëve.

Spinaqi

Është i pasur me vitamina B, diuretikë natyrorë, të cilat spinaqin e klasifikojnë si ushqim i përkryer në luftën kundër stomakut të fryrë. Majdanozi

Është i mirë për shëndetin tuaj, pasi përmban vitaminë C, kalium, dhe ndihmon gjithashtu edhe te stomaku i fryrë.

Uthulla e mollës

Është i shkëlqyeshëm për detoksifikimin e organizmit, por edhe në luftën kundër depozitave të yndyrës. Uthulla e mollës është e mirë nëse keni problem me tretje. Përveç kësaj, ajo përmban probiotikë të mirë për florën e zorrëve që parandalojnë fryrjen e stomakut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test