Receta më e mirë për mëngjes - Bota Sot
Receta më e mirë për mëngjes

Ushqime

E martë, 13 nëntor 2018

Receta më e mirë për mëngjes

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 16:53
Ilustrim

Mjalta dhe uthulla e mollës kanë shumë përfitime shëndetësore për trupin tuaj.Mjalti është një produkt natyral që është përdorur qysh moti për efektet e mira terapeutike.

Por nëse shtoni edhe pak uthull të mollës, ju do të keni një ilaç të jashtëzakonshëm natyral.Këta dy përbërës të kombinuar bashkë pa dyshim se do të bëjnë mrekulli për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Ky kombinim ndihmon me artritin, tretjen jo të mirë, infeksionet e ndryshme dhe probleme të tjera shëndetësore.

Përveç kësaj, kjo përzierje e fuqishme mund të rrisë energjinë tuaj, të rregullojë shtypjen e gjakut, të ndihmojë me problemet e lëkurës si dhe t’ju ndihmojë të humbni peshë.Këto dy përbërës veprojnë mrekullisht në trupin tuaj, sepse ato janë alkalike dhe rregullojnë nivelin e pH në trup.

Por si ta përgatisni këtë pije të shëndetshme?

Përbërësit
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle uthull molle
1 gotë ujë

Përgatitja

Përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe konsumojeni këtë pije 20 minuta para mëngejsit.Përsëriteni këtë procedurë çdo ditë por konsultoheni megjithatë me mjekun sepse konsumimi i vazhdueshëm i uthullës së mollës mund të jetë edhe e dëmshme për shëndetin tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test