Pesë frutat që përmbajnë proteina të shumta - Bota Sot
Pesë frutat që përmbajnë proteina të shumta

Ushqime

E hënë, 22 tetor 2018

Pesë frutat që përmbajnë proteina të shumta

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 14:16
Ilustrim

Proteinat nuk gjenden vetëm në mish, por mund ta gjeni edhe në fruta. Nuk do të fajësojmë nëse mendoni se fruta nuk është një burim i mirë i proteinave.

Për shkak të qëndrimit se ushqimet si pula, mish lope, peshk, vezë dhe kos janë të vetmet kualitative kur bëhet fjalë për ndërtimin e muskujve, historia e frutave dhe proteinave është zhvlerësuar në mënyrë të pajustifikueshme.

Frutat mesatare japin rreth 15 gramë karbohidrate të përgjithshme nga burimet natyrore të sheqerit, të tilla si fruktoza, glukoza dhe fibra.

Karbohidratet nga frutat ndihmojnë organizmin tonë në sintezën e proteinave, gjë që në praktikë do të thotë se vetëm një grusht me fruta të freskëta kontribuon në shëndetin e përgjithshëm.

Kajsitë

Proteina: 1,4 gramë në 100 gramë

Përmban 12 për qind të kërkesës ditore të vitaminës C dhe po ashtu 12 për qind të vitaminave B.

Rrushi i thatë

Proteina: 3,4 gramë në 100 gramë

Është dehidrues dhe ka tendencë të jetë me lagështirë dhe më kompakte. Pa yndyrë, rrushi i thatë siguron deri në 5 për qind të kërkesave të përditshme të kaliumit, të cilat në rastin e mungesës shpijnë në lodhje, organizëm të dobësuar dhe punë të dobët të stomakut. Gjithashtu përmban 3 për qind të kërkesave të përditshme të hekurit.

Jackfruit

Proteina: 1,8 gramë në 100 gramë

“Kushërira” e pjeprit konsiderohet si një zëvendësim legjitim për mish. Jackfruit ka sasi të mëdha të vitaminës B6-lëndë ushqyese që është përgjegjëse për metabolizmin e proteinave. Kur të fërgohet, kjo lloj frute ka shije të ngjashme me çokollatën.

Avokado

Proteina: 2 gramë në 100 gramë

Përmban yndyra të shëndetshme, ideale për të gjitha ushqimet, dhe përveç proteinave ka edhe sasi të mëdha të folatit, bakrit, magnezit, hekurit dhe zinkut.

Guava

Proteina: 2,6 gramë në 100 gramë

Guava është një frutë tropikale. Ju mund ta hani si pjesë e një sallatë të kombinuar me kos. Në 100 gramë ajo përmban vetëm 68 kalori, dhe është e pasur me fibra dhe antioksidues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test