Dhjetë ushqimet që ruajnë shëndetin e meshkujve

Ushqime

Dhjetë ushqimet që ruajnë shëndetin e meshkujve

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 17:05
Foto ilustruse

Jeta e shëndetshme fillon në vendin u mbani ushqimin. Konsumoni ushqim që është i pasur me fibra të mira yndyre, proteina.

Këto lloj ushqimesh përmirësojnë shëndetin e meshkujve, 

Bollguri

Bollguri është i pasur me fibra dietike, hekur, proteina dhe vitaminë B6. Është e lehtë për t'u përgatitur dhe mund të përdoret si një meze e lehtë. Ashtu si drithërat e tjera, zvogëlon mundësinë e sëmundjes kardiovaskulare.

Gjalpë kikiriku

Të gjitha llojet e gjalpit nga frutat e arrave janë ushqime kalorike. Në një lugë do të gjeni rreth 200 kalori, por edhe shumë yndyra të shëndetshme që garanton shëndetin e zemrës dhe gjakut. Një studim i publikuar në revistën "Journal of American Medical Association" ka gjetur se njerëzit që konsumojnë dy lugë gjalpë kikiriku në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit tip 2 për madje 30 për qind.

Hurmat e thata

Janë me plot fibra ushqyese dhe një burim i mirë i vitaminës B, kaliumit, hekurit dhe magnezit.

Sardelet

Reduktojnë inflamacionin në trup dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq.

Makarona dhe bukë integruese

Makaronat nga mielli bardhë i bërë nga drithërat posedojnë të gjitha vlerat e mundshme, thotë nutricionistja Rebeca Louis nga "HelloFresh". SIpas saj, kur të përzgjidhni makaronat, merrni ato integrale dhe e njëjta vlen edhe për bukën.

Fasule

Burim i shkëlqyer i proteinave, karbohidrateve komplekse dhe fibrave ushqyese. Mbi të gjitha, ky ushqim garanton ngopje afatgjatë. Nëse nuk keni kohë për të gatuar, gjithashtu mund të blini fasule të konservuar.

Kafeja

Mos mbani një nivel të lartë të energjisë me pije energjie, por me kafe. Kjo pije ka shumë pak kalori, dhe studimet kanë treguar se rrit efektet e ushtrimit. Një studim i publikuar në revistën "Internationl Journal of Sport Nutrition and Excercise Metabolism" zbuloi se kafeja garanton djegien 15 për qind më shumë kalorive gjatë ushtrimit, në krahasim me ata që nuk e kishin pirë para se të fillonin me stërvitje.

Kanellë

Ka veti antiinflamatore dhe antibakteriale, dhe disa studime kanë treguar gjithashtu se rregullon nivelin e sheqerit në gjak te njerëzit me diabet të tipit 2. Ekspertët këshillojnë që ta përdorni në kafenë e mëngjesit. Thjerrëza

Është një bimë vjetore që kultivohet nga njeriu qysh prej antikitetit për farat e veta të ngrënshme, të pasura me proteina dhe hekur. Në 200 gramë thjerrëza ka 16 gramë fibra ushqyese që përmirësojnë punën e zemrës dhe 18 gramë proteina që ndërtojnë qelizat në trup.

Uthulla e mollës

Përdorimi i moderuar i uthullës së mollës mund të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga diabeti tip 2. Përzieni një lugë me uthulle molle me pak ujë të nxehtë dhe ajo do të stimulojë tretjen. Ju gjithashtu mund të aplikoni këtë lloj uthulle në flokët tuaj gjatë larjes, duke shpejtuar rritjen dhe  vëllimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat