Pesë ushqime natyrale që ndihmojnë në humbjen e peshës

Ushqime

Pesë ushqime natyrale që ndihmojnë në humbjen e peshës

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Një ndër problemet më të mëdha me shëndetin sot është shndërruar edhe dhjami i tepërt në trup, e sidomos në pjesën e barkut.

Përveç shëndetit, barku i trashë është edhe jo-estetik dhe shumë njerëz mund ta kenë kompleks tek vetja e tyre, transmeton lajmi.net

Mirëpo, ky nuk është një problem i pazgjidhshëm. Ka disa ushqime dhe pije natyrale me të cilat ju mund ta rrisni metabolizmin dhe të shtyni trupin në humbjen e yndyrës.

Më poshtë, do të përmendim pesë ushqime që mund t’iu ndihmojnë në këtë problem:

1. Peshku:

Acidet yndyrore Omega-3, të gjetura në peshk, janë vërtetuar se ndihmojnë në djegien e yndyrës trupore.

Në një studim të 44 të rriturve, ata që morën shtesë vaj peshku humbën mesatarisht gjysmë sasie yndyrore më tepër sesa ata që nuk morrën këtë sasi të Omega-3.

Peshku është gjithashtu një burim i madh i proteinave. Proteinat ju ndihmojnë të ndiheni më të plotë, nxisin metabolizmin dhe ndryshojnë hormonet e shumta që rregullojnë peshën.

2. Vezë

Një burim tjetër i madh proteinash, ato gjithashtu janë vërtetuar të ndihmojnë në zhdukjen e dhjamit.

Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë vezë për mëngjes, ndjehen më të plotë gjatë ditës dhe konsumojnë më pak kalori gjatë pjesës tjetër të mbetur të ditës.

Në një studim prej 21 burrash që hanin vezë për mëngjes, konsumonin 500 kalori më pak në ditë dhe kishin një ulje më të madhe prej 16% të yndyrës trupore.

3. Çaji jeshil

Pirja e katër gota çaji jeshil në ditë na ndihmon të humbasim ynyrë, sipas një artikulli të botuar në gazetën amerikane të klinikës së nutricioneve.

Kjo për shkak se çaji jeshil është i pasur me lëndë ushqyese, një përbërës që përkohësisht përshpejton metabolizmin tuaj.

4. Biberi djegës

Është e vërtetuar se ushqimet e djegsa ndihmojnë në humbjen e peshës dhe ato rezultojnë mjaftë të suksesshme në luftimin e dhjamit në trupin tuaj.

5. Kosi grek

Kosi grek, ka proteina të larta dhe është burim i madh i kalciumit që nxit djegien e yndyrës dhe mbron muskujt gjatë humbjes së peshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat