Ushtrimet që mund t’i bëni nga rehatia e shtëpisë për ta parandaluar shtypjen e lartë të gjakut - Bota Sot
Ushtrimet që mund t’i bëni nga rehatia e shtëpisë për ta parandaluar shtypjen e lartë të gjakut

Ushqime

E premte, 16 nëntor 2018

Ushtrimet që mund t’i bëni nga rehatia e shtëpisë për ta parandaluar shtypjen e lartë të gjakut

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 07:42
Foto

Rreziku nga tensioni i lartë i gjakut mund të ulet duke i bërë disa dieta dhe ndryshime në mënyrën e jetesës tuaj.

Tensioni i lartë i gjakut është një “vrasës i qetë” që i prekë më shumë se 25% të rriturve në vende të ndryshme të botës.

Shkaktohet nga ushqyerja jo e shëndetshme, të ngrënit shumë kripë, ose mos bërja e ushtrimeve të mjaftueshme.

Por të bërit e disa dietave të vogla ose ndryshimeve në mënyrën e jetesës tuaj mund t’ju ndihmojë të zvogëloni rrezikun nga simptomat e hipertensionit.

Është thënë se ushtrimet me karrige janë të dizajnuara për njerëz me probleme të mobilitetit.

I ndihmon pacientët të ndërtojnë nivelin e aktivitetit pa shtuar tensione të tepërta në shpinë dhe bel.

Ushtrimet përmbajnë një nivel të zgjatjeve dhe përmirësojnë fleksibilitetin dhe lehtësisht i risin rrahjet e zemrës.

Ushtrimet me karrige mund t’ju ndihmojnë të ulni rrezikun nga tensioni i lartë i gjakut, ka treguar Blood Pressure Uk.

Ushtrimet janë një seri e zgjatjeve, lëvizjeve dhe aktiviteteve që rrisin rrahjet e zemrës dhe bëjnë që krahët tuaj dhe muskujt e këmbëve bëhen më të fortë dhe fleksibil.

Kjo mund t’ju ndihmojë që të bëheni më aktivë dhe të qëndroni më lehtë në këmbë. Ato me siguri do t’ju përmirësojnë qëndrimin tuaj.

Në këto kushte, pas një kohe ato mund të ulin shtypjen e gjakut tuaj dhe mund të ju ndihmojnë të humbni peshë ose të arrini një peshë të shëndetshme.

Ushtrimet parashihen të zgjasin më pak se një orë. Ato fillojnë me nxerje prej 10 minutave duke përcjellë aktivitete pre 40 minutave dhe 10 minuta qetësimin e muskujve e ritmit të muskujve.

Ushtrimet me karrige janë duke u bërë më të famshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Të jesh aktiv dhe të bësh ushtrime është një nga mënyrat më të mira për ta ulur rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut.

Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë , çka ulë rrezikun e zhvillimit ë hipertensionit.

Mënyra më e mirë për të ditur nëse keni shtypje të lartë të gjakut duhet ta kontrolloni atë.

Flisni me doktorin tuaj ose farmacistin për ta pasur shtypjen e gjakut nën kontroll.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test