Frutat që duhet t’i konsumoni gjatë dimrit - Bota Sot
Frutat që duhet t’i konsumoni gjatë dimrit

Ushqime

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Frutat që duhet t’i konsumoni gjatë dimrit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 08:55
Foto

Nevoja e trupit tuaj për fruta të freskëta nuk zhduket bashkë me ikjen e të ngrohtit, veçanërisht sepse temperaturat e dimrit vijnë edhe me gripin e virozat kështu që vitamina C është e domosdoshme dhe këtofruta të shijshme duhet të jenë patjetër miqtë tuaj të dimrit të gjatë.

Portokaj
Lërini mënjanë lëngjet dhe preferoni portokaj të plotë—do të merrni më pak sheqer dhe më shumë fibra, së bashku me vitaminën C, thelbësore për rritjen e imunitetit. Një portokall dhe disa fistikë sigurojnë një vakt të përkryer, të balancuar dhe të bollshme në nutrientë. Një portokall mesatar mbaron 62 cal, 0 gr yndyra, 15 gr karbohidrate, 12 gr sheqer, 0 mg sodium, 3 gr fibra, 1 gr proteina.

Dardhat
Dardhat e freskëta janë një burim i madh fibrash (edhe më shumë se mollët), që ju mbajnë të ngopur dhe e kanë sezonin e tyre nga gushti deri në pranverën e hershme. Një dardhë mesatare përmban 84 cal, 0 gr yndyra, 23 gr karbohidrate, 14 gr sheqer, 1 mg sodium, 5 gr fibra, 0 gr proteina.

Boronicat e kuqe
Boronicat e kuqe kanë përfitime shëndetësore të panumërta, mes tyre uljen e nivelit të kolesterolit dhe një rrezik më të reduktuar të sëmundjeve koronare, diabetit dhe inflamacionit. E kanë sezonin nga tetori në dhjetor. Për 1 kupë boronica të kuqe: 46 cal, 0 gr yndyra, 12 gr karbohidrate, 4 gr sheqer, 2 mg sodium, 4 gr fibra, 0 gr proteina.

Shegët
Shegët mund të ofrojnë një dozë të shëndetshme antioksidantësh, të cilët mund të mbrojnë trupin tuaj nga dëmtimi i radikaleve të lira që lidhet me shenjat e plakjes dhe sëmundjeve të ndryshme. Frutat e dimrit janë të pasura gjithashtu në fibra dhe kalium. Shegët e kanë sezonin nga tetori deri në janar. Për ½ kupe me kokrra shege: 72 cal, 1 gr yndyrë, 16 gr karbohidrate, 12 gr sheqer, 3 mg sodium, 4 gr fibra, 1 gr proteina.

Mandarinat
Mandarinat kanë të njëjtat benefite si portokallet, por këto fruta të vogla, janë më të përshtatshme për t’u marrë me vete dhe për t’u qëruar shpejt e shpejt. E kanë sezonin nga nëntori deri në shkurt. Për një mandarinë mesatare: 35 cal, 0 gr yndyra, 9 gr karbohidrate, 7 gr sheqer, 1 mg sodium, 1 gr fibra, 1 gr proteina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test