Këto ushqime parandalojnë impotencën - Bota Sot
Këto ushqime parandalojnë impotencën

Ushqime

Këto ushqime parandalojnë impotencën

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 19:17
Ilustrim

A e dini se impotenca mund të parandalohet? Ekspertët rekomandojnë që meshkujt të përdorin sa më shumë fruta dhe verë të kuqe, në mënyrë që të parandalojnë impotencën.

Sipas një studimi të fundit të kryer në Britani, hulumtuesit shkencorë monitoruan dietën e 25 mijë meshkujve për 10 vite, ku vetëm 1/3 e këtyre meshkujve patën probleme me impotencën seksuale gjatë kësaj periudhe. Meshkujt që konsumuan më shumë se 3 racione në javë nga 5 ushqimet më të mira për parandalimin e impotencës seksuale ishin 19% më pak të rrezikuar të prekeshin nga ky problem seksual.

Pesë ushqimet më të mira në këtë rast ishin: manaferrat, portokalli, vera e kuqe, molla dhe pjeshka.

Të gjitha këto ushqime janë të pasura me flavonoide, të cilat mund të përmirësojnë rrjedhjen e gjakut duke zgjeruar enët e gjakut dhe bërë arteriet më fleksible. Shumica e rasteve me impotencë seksuale shkaktohen kur nuk ka mjaftueshëm rrjedhje të gjakut në organin mashkullor. Prandaj, për të parandaluar impotencën seksuale, meshkujt duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me flavonoide

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test