Ëmbëlsirë nga limoni? Shije ekzotike të cilën do ta dëshirojnë të gjithë! - Bota Sot
Ëmbëlsirë nga limoni? Shije ekzotike të cilën do ta dëshirojnë të gjithë!

Ushqime

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Ëmbëlsirë nga limoni? Shije ekzotike të cilën do ta dëshirojnë të gjithë!

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 11:04
Ilustrim

Përbërësit:

– 1.100 g limon,
– 1,5 kg sheqer,
– 2 lugë të vogla (10 g) uthull vere,
– 2 l ujë.

Përgatitja:

Lëvoren e limonit grijeni në rende. Pemën shpojeni në disa vende me gjilpërë të trashë.

Qiteni të zihet në 3 ujëra, ndërsa vetëm zierja duhet të gjasë 4 minuta (çdo zierje përsëriteni me ujë të ftohtë).

Bëni shurup gjysmë të dendur nga uji dhe sheqeri.

Priteni frutin e ftohur në copëza dhe qiteni në shurup bashkë me lëvoren e grirë.

Ëmbëlsirën lëreni të zihet derisa limoni të zbutet, ndërsa shurupi të dendësohet.

Në fund shtoni uthull vere në ujë të nxehtë dhe zieni edhe 2 – 3 minuta.

Ëmbëlsirën e përgatitur qiteni në një enë tjetër të pastër dhe lëreni të qëndrojë 5 -6 orë.

Qiteni në kavanoz të sterilizuar dhe ruajeni në një vend të errët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test