Receta e biskotave integrale të mbushura me mollë - Bota Sot
Receta e biskotave integrale të mbushura me mollë

Ushqime

Receta e biskotave integrale të mbushura me mollë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 23:54
Biskota

Vjeshta veç ngjyrave të mrekullueshme, sjell me vete edhe të ftohtin e lehtë që shton shijen e disa ushqimeve që ndoshta në stinë tjera, nuk shijonë njëjtë.

Më poshtë keni një nga recetat vjeshtore me shumë shije dhe ngrohtësi.

PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN:
1 mollë e vogël ? 2 lugë rrush të thatë ? 1 lugë fara pishe ose arra të thërrmuara ? 1 lugë gjelle sheqer kaf ? 1/3 lugë kafeje kanellë ose sipas dëshirës
PËRBËRËSIT PËR BRUMIN:
200g miell integral ? 100g sheqer kaf ? 80g gjalpë i butë në temperaturë ambient ? 1 vezë ? 1/2 lugë kafeje sodë buke ? një majë thike kripë ? lëkura e grirë e një limoni ose një bustinë vanilje
PËRGATITJA E MBUSHJES: mollën e qëruar e presim në kubikë të vegjël, e përziejmë me farat e pishës, sheqerin, kanellën dhe më pas i lëmë mënjanë të marrin aromat e njëra tjetrës.
Përgatisim brumin: në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e brumit dhe e punojmë me dorë derisa të bëhet elastik dhe nëse është nevoja shtojmë disa pika ujë.
E hapim brumin me petës me pak miell, i japim forma sipas dëshirës, mbushim gjysmat e tyre më pak nga mbushja, vendosim sipër format që kishim lënë mënjanë, i shtypim anash me pirun që të mos dalë mbushja dhe i vëmë në tavë të veshur më parë me letër furre.
I pjekim në furrë të ngrohur më parë me 180° për 25 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test