Hulumtimet tregojnë se makaronat nuk iu shtojnë në peshë

Ushqime

Hulumtimet tregojnë se makaronat nuk iu shtojnë në peshë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 17:58
Pastat

Zakonisht makaronat cilësohen si ushqime jo të shëndetshme.

Mirëpo, duket se kjo nuk është sic ne kemi menduar. Disa hulumtime kanë treguar se ngrënia e  makaronave nuk kontribuon në shtimin e peshës.

Studimi u krye në 23 mijë italianë që konsumojnë më shumë pasta dhe studiuesit zbuluan se makaronat nuk ndikuan në madhësinë e belit.

Por makaronat janë ushqim i shëndetshëm, pasi janë adekuat për t’u kombinuar me ushqime tjera të shëndetshme si perime, fibra, peshk, salcë domatesh, djathë e shumë përbërës tjerë që janë të pasur me proteína.

Pastat sigurojnë energji, janë të pasura me karbohidrate edhe sigurojnë glukozë në organizëm.

Po ashtu, ulin nivelin e sodiumit dhe kolesterolit.

Pastat përbëjnë një dietë të ekuilibruar ku 35% e konsumit tonë të përditshëm të kalorive duhet të vijnë nga karbohidratet komplekse siç janë pastat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat