Përdorni këto dy ushqime për mëlçi të shëndetshme

Ushqime

Përdorni këto dy ushqime për mëlçi të shëndetshme

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

Mëlçia kryen shumë funksione në trupin tuaj dhe është organi më i madh në trupin e njeriut.

Kujdesi për shëndetin e mëlçisë natyrisht që është ndër gjërat më të mira që mund t’i bëni për trupin dhe mirëqenien tuaj. Është me rëndësi që të konsumoni ushqimet e duhura për të mbajtur mëlçinë të shëndetshme.

Më poshtë u sjellim dy ushqime që përmirësojnë funksionimin e mëlçisë, 

Boronica

Boronicat përmbajnë shumë antioksidantë. Antioksidantë janë të domosdoshëm në mbrojtjen e mëlçisë nga dëmtimi.

Një studim i botuar në Gazetën Botërore të Gastroenterologjisë tregon se duke përfshirë boronicat në dietën tuaj, ju mund të ndihmoni në rritjen e enzimave antioksiduese.

Arrat

Arrat përmirësojnë nivelet e enzimave të mëlçisë te pacientët e sëmurë. Konsumimi i arrave redukton zhvillimin e sëmundjeve të mëlçisë. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat