Tre ushqime që pastrojnë rrënjësisht mushkëritë - Bota Sot
Tre ushqime që pastrojnë rrënjësisht mushkëritë

Ushqime

Tre ushqime që pastrojnë rrënjësisht mushkëritë

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 12:14
Fistikët

Ruajtja e shëndetit të mushkërive dhe funksioneve të tyre është thelbësore.

Mushkëritë e shëndetshme garantojnë që i gjithë organizmi të ushqehet siç duhet me oksigjen.

Ushqimet luajnë një rol kryesor për mirëqenien e këtij organi.

Barishtet, hudhra, agrumet, frutat e pyllit dhe xhenxhefili janë ndër ushqimet më të rekomandueshme për shëndetin e mushkërive. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për tre ushqimet më të mira që pastrojnë mushkëritë.

Fistikët

Fistikët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e mushkërive.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, fistikët përmbajnë një lloj të veçantë të vitaminës E, e cila ofron mbrojtje ndaj disa formave të sëmundjeve të mushkërive.

Fistikët ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe të ngopin lehtë e pa kalori, të cilat janë përgjegjëse për shtimin në peshë.

Speci djegës

Speci djegës është një erëz shumë e fuqishme dhe mirëbërëse për organizmin.

Ai ofron me dhjetëra përfitime për shëndetin e njeriut.

Speci djegës ndihmon në shuarjen e kollës që irriton fytin në vazhdimësi.

Ekspertë thonë se speci djegës parandalon problemet me të ftohurën dhe gripin.

Kjo erëz shpërbën sekrecionet dhe rekomandohet për gjithëkënd që vuan nga bronshiti apo problemet me rrugët e frymëmarrjes.

Ushqimet e pasura me omega 3

Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në pastrimin e mushkërive dhe efikasitetin e sistemit të frymëmarrjes.

Salmoni, sardelet, farat, arrorët dhe vezët janë shumë të pasur me acide yndyrore omega-3.

Këto ushqime kanë gjithashtu aftësinë të shmangin inflamacionin në organizëm dhe të përmirësojnë shëndetin mendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test