Ushqimet që ju sjellin buzëqeshje - Bota Sot
Ushqimet që ju sjellin buzëqeshje

Ushqime

Ushqimet që ju sjellin buzëqeshje

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 13:53
Ilustrim

Ndiheni të pafuqishëm, të trishtuar dhe aspak të motivuar? Kjo është dhe koha që duhet të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit dhe të përdorni këto 8 ushqime që do ju sjellin gëzim dhe largojnë stresin dhe rritin humorin tuaj.

Bananet janë ideale kur ndiheni të stresuar apo të lodhur.

Asparagu i shijshëm dhe i lehtë për t’u gatuar në rastet kur jeni në fund të energjive.

Majaja e birrës mund të përzihet me kos dhe fruta për të pasur një produkt më të shijshëm dhe do të ndiheni shumë më mirë. Por kjo nuk duhet të jetë një arsye për të pirë më shumë birrë.

Rrushi, ju ndihmon kur jeni të trishtuar ose mund të pini lëng rrushi gjithashtu, por pa alkool.

Gruri, me siguri do mendoni se do ju shëndoshë, por provoni të hani bukë të bërë krejtësisht nga gruri dhe do të vëreni se çdo gjë do të shkojë më mirë.

Midhjet mund t’iu sjellin menjëherë buzëqeshjen dhe nuk është nevoja të shkoni në restorant, mund t’i konsumoni ato edhe kur jeni në shtëpi.

Melasa, lëng i trashë që mbetet pas përpunimit të panxharit të sheqerit ose të kallamit të sheqerit, ka më shumë kalçium se qumështi, më shumë hekur se vezët dhe shumë potas.

Por është shumë i ëmbël dhe nuk duhet abuzuar. Mjafton të përdorni pak Melasë në një ëmbëlsirë se sa sheqer. Për më tepër kjo të bën të ndihesh i lumtur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test