Vetitë shëndetësore të rrepave - Bota Sot
Vetitë shëndetësore të rrepave

Ushqime

Vetitë shëndetësore të rrepave

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:13
Rrepat

Rrepat përdorim të madh gjejnë në ushqime,por pak njerëz janë të informuar për vetitë shëndetësore që kanë.

Një numër i madh i dobive shëndetësore është i lidhur ma rrepat, të cilat përmirësojnë shëndetin e kockave, mbrojnë shëndetin e të tjera,

Rrepat gjithashtu reduktojnë inflamacionin dhe ndihmojnë tretjen, rregullojnë metabolizmin dhe rrisin sistemin imunitar.

Ne do ju sjellim disa nga dobitë shëndetësore të rrepave:

Përmirëson shëndetin e zemrës

Rrepat kanë një numër të ushqyesve esencialë që trupi ynë ka nevojë për funksionimin e duhur, duke përfshirë nivelet e larta të kaliumit dhe fibrave. Kaliumi ndihmon në reduktimin e tendosjes në enët e gjakut dhe arteriet, duke ulur presionin e gjakut. Kjo mund të parandalojë zhvillimin e arterosklerozës, si dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Mund të parandalojnë kancerin

Pos vitaminës C, rrepat kanë edhe nivele të konsiderueshme të vitaminës E, mangan, dhe betacarotene, të cilat funksionojnë si antioksidantë në trup. Këta antioksidantë kërkojnë dhe neutralizojnë radikalet e lira para se të mund të nxisin dëmtimin e qelizave të mëtejshme.

Forcojnë kockat

Kalciumi që kanë rrepa mund të ndihmojë në rritjen dhe riparimin e lëndës së eshtrave në të gjithë trupin tonë. Nëse doni të shtoni disa forcë dhe qëndrueshmëri në eshtrat tuaja, shtoni këto ushqime të pasura me kalcium në dietën tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test