Ja si të hiqni erën e keqe të gojës me një metodë 100% natyrale

Ushqime

Ja si të hiqni erën e keqe të gojës me një metodë 100% natyrale

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 13:30

Era e keqe e gojës në gjuhën mjekësore njihet me emrin halitosis dhe mund të vijë si rezultat i një sërë faktorësh, përfshirë këtu dietën, ilaçet që përdorni, higjienën orale, intolerancën ndaj laktozës, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve etj.

Pavarësisht shkaqeve, të gjithëve bashkohemi në një pike është një situatë aspak e këndshme. Shpeshherë detyrohemi t’i shmangemi kontaktit të afërt fizik me njerëzit që na rrethojnë ose dendemi më çamçakëz ose karamele mente. Por ka një recetë natyrale do t’ju japë rezultate të kënaqshme dhe të menjëhershme.

Përbërësit: një lugë çaji kanellë, 1 lugë çaji mjaltë i papërpunuar, lëngu i një kokrre limoni.

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku në një enë qelqi dhe më pas mbajini në gojë për disa minuta. Më pas mund t’i gëlltisni ose t’i nxirrni, shkruan Living. Përsëriteni këtë trajtim sa herë që ta mendoni të nevojshme, pasi nuk ju sjell asnjë efekt anësor. Kanella dhe lëngu i limonit do të dizenfektojnë zgavrën e gojës dhe do të zhdukin bakteret që shkaktojnë erën e keqe të gojës, ndërsa mjalti do t’ju përmirësojë shijen

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat