Bastet mbyllen me shpejtësi; Në Vlorë shumë pak pika ende të hapura

Vlora

Bastet mbyllen me shpejtësi; Në Vlorë shumë pak pika ende të hapura

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 15:51
Ilustrim

Edhe pesë ditë kanë ngelur nga mbyllja përfundimtare e lojërave të fatit, dita e fundit e vitit është dhe afati i fundit. Në qytetin e Vlorës ende vijojnë të jenë të hapura pjesa me e madhe e tyre.

Në një vëzhgim që bëri kamera e Top Channel në disa pika, disa prej tyre kanë qenë te mbyllura , ose kanë hequr tabelat, ndërsa më të shumtat janë ende hapur deri në ditën e fundit të vitit.

Në javën e parë të dhjetorit, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kishin deklaruar mbylljen 4.140 pika bastesh sportive, që përbëjnë mbi 90 për qind të pikave të regjistruar zyrtarisht në të gjithë vendin.

Pritet që nga 1 janari 2019 të mbyllet pjesa e mbetur . Këto janë ditët e fundit që u kanë mbetur për mbyllur numrin e NIPT-it pranë QKR-së si dhe për të shitur pajisjet kryesisht televizorë ndërsa pa punë llogaritet të mbesin rreth 8 mijë të punësuar në këto biznese që po mbyllen.

Sipas ligjit, prej 1 janarit të vitit 2019, organizimi, zhvillimi dhe ndërmjetësimi i lojërave të fatit, basteve sportive dhe lotarisë është përgjegjësi e shtetit, në varësi të akteve të tjera nënligjore që do të nxjerrë qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat