Bashkia e Vlorës merr vendimin drastik për shërbimin urban publik

Vlora

Bashkia e Vlorës merr vendimin drastik për shërbimin urban publik

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Që prej datës 1 janar të vitit 2019, shërbimi urban publik në qytetin e Vlorës nuk do të jetë më funksional.

Kjo për shkak se bashkia e Vlorës prej vitesh ka pësuar humbje të thella nga shërbimi urban publik, duke kapur shifrën 440 milion lekë.

Duke qenë kështu, Këshilli bashkiak ka votuar unanimisht mbylljen e këtij institucioni që deri më tani është subvencionuar nga buxheti i bashkisë Vlorë.

Shërbimi urban publik ka regjistruar humbje të konsiderueshme, pasi paralelisht në Vlorë funksionon edhe shërbimi urban privat.

Shërbimi urban publik i bashkisë Vlorë ka në inventar 11 autobusë, nga të cilët vetëm pesë prej tyre janë ende në funksion, ndërsa 6 të tjerë janë jashtë shërbimit, pasi janë autobusë mjaft të vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat