Atraksionet kulturore dhe natyrore në një broshurë turistike - Bota Sot
Atraksionet kulturore dhe natyrore në një broshurë turistike

Vlora

Atraksionet kulturore dhe natyrore në një broshurë turistike

Më: 5 janar 2019 Në ora: 22:42
Vlora

Vlora është një nga qendrat më të rëndësishme turistike të Shqipërisë me një numër të madh atraksionesh kulturore dhe natyrore.

Për të ofruar një guidë të mirëfilltë të qytetit dhe atraksioneve të tij, DRKK Vlorë e nis këtë vit me një broshurë e cila i shërben këtij qëllimi. Në këtë guidë turistët vendas dhe të huaj do të gjejnë pikat më të rëndësishme turistike të cilat duhet të vizitohen nga të gjithë.

Vlora i ka të gjitha dhe duhet vizituar dy detet që lagin brigjet e Vlorës Adriatiku dhe Joni, duke krijuar dhe dy laguna të mëdha si ajo e Nartës dhe Orikumit, janë atraksioni kryesor për turizëm.

Gjithashtu plazhet e shumtë të Zvërnecit, me gjire të bukur e rërë të pastër dhe vazhdojnë me plazhin qëndror të Lungomares, Uji i Ftohtë, Radhimë, Orikum, Palas, Dhërmi,Himarë e pa fund plazhe që frekuentohen gjatë sezonit veror nga pushues të shumtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...