Vlorë, hetime për vjedhje armësh në bazën ushtarake të Pashalimanit

Vlora

Vlorë, hetime për vjedhje armësh në bazën ushtarake të Pashalimanit

Më: 12 janar 2019 Në ora: 19:08
Vlorë

Forcat e armatosura shqiptare thanë se në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit po hetojnë një vjedhje armësh brenda Bazës ushtarake të Pashalimanit, ne Vlore.

Vjedhja, sipas burimeve ushtarake, u evidentua ditën e djeshme, gjatë një inventari, ku rezultoi se disa arme automatike model 56 dhe granata nuk rezultonin në depon ushatarake të bazës. Autoritetet zyrtare nuk kanë njoftuar numrin e armëve të vjedhura.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë përmes një deklarate, tha se “referoi dokumentet për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave “për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” dhe për “vjedhje”. “Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin, por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare”, thuhet në deklaratë.

Baza e Pashalimanit është një nga objektet më të rëndësishme të sigurisë ushatarake në Shqipëri, që shërben për flotën bregdetare, e cila kryen kontrolle të regjimit kufitar detar shqiptar dhe operacione në kuadër të forcave te NATOS.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat