Atentat me armë në Vlorë, një i plagosur - Bota Sot
Atentat me armë në Vlorë, një i plagosur

Vlora

Atentat me armë në Vlorë, një i plagosur

Më: 14 janar 2019 Në ora: 18:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një person ka mbetur të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia, në rrugën “Gjergj Araniti”.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip Audi A3 me targa AA 633 VC.

Dyshohet se autorët kanë qëlluar nga një motor në drejtim të makinës dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie kanë nisur hetimet.

Panik në Vlorë, të shtëna me armë në qytet

Të shtëna me armë janë dëgjuar në qytetin e Vlorës ndërsa policia ka nisur hetimet.

Burime nga qyteti bregdetar konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Gjergj Araniti’.

Mësohet se nga të shtënat e armëve të zjarrit nuk ka persona të lënduar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...