Busti i Ismail Qemalit, ngrihet dhe inaugurohet edhe në Kotë

Vlora

Busti i Ismail Qemalit, ngrihet dhe inaugurohet edhe në Kotë

Agim Jazaj  Nga Agim Jazaj Më 27 janar 2019 Në ora: 09:08
Inaugurimi i bustit

Në qytezën e Kotës, njësia vendore e bashkisë Selenicë, Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemali” dhe Bashkia Selenicë, organizuan ngritjen e bustit të Burrit të Kombit, modelit historik; Ismail Qemali.

Banorë të këtyre anëve dhe nga gjithë kjo trevë e Labërisë, por dhe nga 

qyteti i Vlorës, etj u mblodhën në qendrën e Kotës, ku morën pjesë në këtë ngjarje, jo të zakonshme.

Kjo vepër monumentale është kontribut i studiuesit dhe ish deputetit; Bujar Leskaj.

Punimi i skulptorit të njohur vlonjat; Zeqir Alizoti.

Duke hapur aktivitetin dhe falnderuar të pranishmit, ideatorin dhe realizuesin, studiuesin dhe ish deputetin, kryetari i Bashkisë z. Përparim Shametaj theksoi: ”Në këtë aktivitet sa të veçantë, aq dhe domethënës për të cilin ne jemi shumë të nderuar, Kota, bashkia Selenicë e gjithë krahina e Labërisë, duke inaguruar ngritjen e bustit edhe këtu në Kotë, përjetësimin e burrit të ndritur të Kombit, themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali. 

Merita për vlerësimin, realizimin dhe ndërtimin e kësaj vepre të pavdekshme, e cila do të jetojë në shekuj, do të rrezatojë e transmetohet në breza, i takon të nderuarit, studiuesit; Bujar Leskaj.

Ai me kontributin dhe përkushtimin e tij të çmuar ka mundësuar në vlerësimin e figurave dhe personaliteteve të shquara të kësaj krahine dhe jo vetëm.

 Edhe me këto kontribute, duke vlerësuar këtë figurë madhore, në gjithë trojet shqiptare me gjestet e tij fisnike do të mbetet në memorien kombëtare”.

Dhe dje në Kotë  u  dëgjua dhe u përcoll kënga:

Cili je ti more burrë,

Që na vjen nga Shqipëria?

Unë jam Ismail Qemali,

Dua vatanet e mia.

Do ti marë se s’është punë,

Është e jona Shqipëria...

Kjo nuk është rastësi, në 100 vjetorin e vdekjes të burrit të pa vdekshëm; Ismail Qemalit, këtu në Kotë të ngrihet busti i tij, mbasi Ismail Qemali, në kohën e vet kishte miq dhe bashkëpunëtorë edhe nga kjo krahinë, (një ndër ta, poetin me famë nga Vajza; Ali Asllanin), në këtë qendër historike, e njohur për epope të lavdishme, për lirinë e pavarësinë, ku janë zhvilluar beteja, ngjarje të shënuar, të cilat i kanë dhënë e lënë historisë gjurmë të pa shlyeshme.

 Këngët e hershme  përcillen në vite, për brezat gjëmojnë:

Ranë komita në Kotë,

Komita në Kotë ra,

Si në Kotë dhe më poshtë,

Majë vreshtavë të mëdha,

Çeta Kudhës po luftonte,

Me drejtim për në Kala,

Vallë kush i komandonte,

Rrapo Çelua nëpër ta,

Bolenës hallall i qoftë,

Për ata trima që dha,

Bravo djemtë e smokthinjote,

U vranë, u bën lakëra...

                                 

Edhe sot kjo qendër me gjithë fshatrat për rreth, ka pasuri admiruese dhe lakmuese; njerëzore dhe natyrore.

Këtu, historia shënon data, ngjarje beteja në shekuj nga gjithë krahina e Labërisë, por edhe përtej hartës së saj dhe kanë marrë dimensione të veçanta, nga njerëz të veçantë, siç është dhe mbetet themeluesi i shtetit shqiptar, me aktin e Pavarësisë Shqiptare...

Historia dhe shoqëritë kanë nevojë për modele dhe ne pasardhësit kemi detyrimin; ti njohim e nderojmë, të frymëzohemi prej tyre, të shenjtërojmë veprën, të përmbushim amanetin e tyre: Shqipërinë e Ëndërruar.  

Ngritja e bustit të Ismail Qemalit edhe këtu në nyjën lidhëse Kotë, rruga për në gjithë lumin e Vlorës, për në Himarë e më tej, Vajzë, krahinën e Sevstertit, Tepelenës, Gjirokastrës e tej kufijve shqiptare, merr vlera të veçanta. 

Kalimtarët do të mbajnë këmbët, do të përulen me përulësi dhe mirënjohje për veprën e këtij burri të kombit, përpara këtij obliskut, do të vendosin tufa lulesh, në këtë përmendore të babait të shtetit shqiptar, do të frymëzohen nga ky burrë i mençur, i urtë dhe tejpamës, themeluesi i shtetit shqiptar, i mbetur përjetësisht, në historinë shqiptare, në memorien kombëtare...  

Pavarësia, Vlora, Ismail Qemali, janë: Trinomi i historisë, i Shqipërisë që na shërbejnë dhe frymëzojnë për të përmbushur aspiratën e këtij burri të pa kontestueshëm.

Edhe pas 100 vjetësh, figura e tij mbetet ndër figurat më madhore, frymëzuese dhe referuese. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat