Një vit pa drita, familja Abedini në Vlorë në kushte të vështira

Vlora

Një vit pa drita, familja Abedini në Vlorë në kushte të vështira

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:40
Foto Ilustrim

Prej një viti familja Abedini në Vlorë jeton pa energji elektrike. Kryefamiljari thotë se e ka të pamundur të paguajë energjinë apo t`ju sigurojë bukë 3 fëmijëve pasi nuk mund të punojë për shkak të gjendjes shëndetësore. Familja që jeton në një banesë të vjetër apelon për ndihmë.

Ekzistenca e familjes Abedini në Vlorë kërkon shumë mund dhe energji.

"S'kam ku të vete, nuk jetohet këtu. Jemi në pikë të hallit".

Familja me 5 anëtarë jeton në këtë banesë të vjetër të dhuruar nga të afërm, ku energjia elektrike mungon prej një viti.

Kryefamiljari i mundur nga sëmundjet e ka të vështirë të sigurojë bukë për tre fëmijët.

"Unë pa punë, i sëmurë nga sytë".

"Nuk ka ardhur asnjë për ndihmë, unë jam e sëmurë, më ka rënë floku, jam me sëmundje të keqe".

Bashkëshortja Alketa thotë se ja dalin të jetojnë falë humanizimit të fqinjve që i ndihmojnë me ushqime.

"Më ka ndihmuar lagjja që japin ndonjëherë që hanë fëmijët. Fëmijët i kam në shkollë, me të keq shkojnë".

Apeli i vetëm i tyre shkon për një banese ku mund të strehohen, pasi shtëpia e vjetër fut brenda saj gjithë shiun dhe të ftohtin e dimrit.

"Nuk rrihet fare këtu, çfarë bie jashtë, bie brenda".

Genci dhe Alketa shprehen se i janë drejtuar disa herë Bashkisë për kushtet e vështira në të cilat jetojnë por nuk kanë marrë kurrë një përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat