Moti i keq trazon detin, vonohet trageti i linjës Brindisi-Vlorë

Vlora

Moti i keq trazon detin, vonohet trageti i linjës Brindisi-Vlorë

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Moti i përkeqësuar në det ka shkaktuar këtë të mërkurë vonesën e tragetit Brindisi-Vlorë.Deti me dallgë 6-7 ballë ka bërë që trageti të niset rreth 4 orë me vonesë nga Brindisi për në drejtim të Vlorës.

Trageti duhej të mbërrinte në portin e qytetit bregdetar në orën 07:30, por tani pritet rreth orës 10:30-11:00. Burime nga kapiteneria shprehen për Report Tv se moti nuk është aq problematik dhe kësisoj trageti pritet të ankorohet në kalatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat