Vlorë, qëllon për vdekje bashkëshorten, tenton të vetëvritet - Bota Sot
Vlorë, qëllon për vdekje bashkëshorten, tenton të vetëvritet

Vlora

Vlorë, qëllon për vdekje bashkëshorten, tenton të vetëvritet

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 12:30
Ilustrim

Vlora tronditet sërish, teksa mesditën e kësaj të mërkure është shënuar një e vrarë dhe një i plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak pas mesdite, shumë pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës.

Raportimet paraprake flasin për një krim në familje, me burrin që qëlloi për vdekje bashkëshorten dhe tentoi edhe vetëvrasjen, por mbeti i plagosur dhe është transportuar për në spital.

Në vendngjarje, një dyqan, ka një prani të shtuar të forcave të rendit. Policia ka shoqëruar disa dëshmitarë okularë, ndërsa raportohet se të pranishëm kanë qenë edhe familjarë të çiftit. Trupi i viktimës është transportuar për në morgun e qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...