Burri mbyti gruan me duar dhe preu damarët, dalin pamjet e vrasjes në familjen shqiptare - Bota Sot
Burri mbyti gruan me duar dhe preu damarët, dalin pamjet e vrasjes në familjen shqiptare

Vlora

Burri mbyti gruan me duar dhe preu damarët, dalin pamjet e vrasjes në familjen shqiptare

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:29
Ilustrim

Mesditën e djeshme qyteti i Vlorës u trondit nga një vrasje e cila ndodhi vetëm pak metra nga dyert e komisariatit të policisë së qytetit.

Një burrë 57 vjeçar i quajtur Teodor Lera, pas një konflikti me gruan e ka vrarë atë duke e mbytur me duart e tij. Më pas, Teodor Lera në kushte të rënduara psikologjike ka marrë një thikë dhe ka prerë damarët e tij në tentativë për t’i dhënë fund jetës.

Viktima e 57 vjeçarit mbeti 45 vjeçarja Eva Lera, nënë e tre fëmijëve dhe gruaja e Teodorit.

Më poshtë kanë dalë dhe pamjet e çiftit, sesi dukej gruaja dhe kush është vrarësi që i mori jetën të shoqes dhe la jetim tre fëmijët e tij.

Teodor Lera e kishte dhunuar edhe më parë gruan duke i çarë kokën. Ngjarja e rëndë kishte përfunduar në polici, po 45 vjeçarja më pas e kishte falur të shoqin për hir të fëmijëve. Fqinjët e saj thonin se ajo punonte si shitëse rrobash dhe më pas qëndronte në shpi, pasi i shoqit ishte jashtëzakonisht xheloz dhe nuk lejonte madje që ajo të kreht as flokët kur dilte.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...