Ngjarja e rëndë në Vlorë, mbyllet shtëpia e familjes Lera

Vlora

Ngjarja e rëndë në Vlorë, mbyllet shtëpia e familjes Lera

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Një ditë pas vrasjes së gruas në Vlorë, autori është vendosur në masën e arrestit për vrasje. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, kurse familjarët e viktimës kanë mbyllur shtëpinë dhe ceremoninë e varrimit e bënë tek prindërit e saj.

Dyert e banesës ku të mërkurën gruaja u mbyt nga burri i saj janë mbyllur. Familjarët e Eva Lerës e kanë marrë trupin e të ndjerës për ta varrosur në fshat. Kurse autori i krimit, Teodor Lera, u vendos në masën e arrestit për vrasje dhe çështja i kaloi Krimeve të Rënda.

52-vjeçari ndodhet në dhomën izolimit në gjendje të rëndë. Pasi mbyti bashkëshorten, ai preu damarët e duarve me thikë. Nuk ka folur asnjë fjalë dhe mjekët thanë se është në efektin e mjekimit.

Ngjarja ndodhi mesditën e së merkurës në lagjen “Kushtrimi” pranë godinës së policisë. Autori një bashkëshort i dhunshëm, kishte dhënë prova të mëparshme për agresion ndaj familjes. Kishte rrahur gruan bashkë me të bijën Augustën. Por viktima e kishte falur për hatër të femijeve. E për rrjedhojë edhe gjykata e ka liruar.

Disa orë më parë, e bija e çiftit, studente në Tiranë ishte njoftuar për konfliktin midis nënës dhe babait te saj. Por kur, ajo shkoi për t’i pajtuar, gjeti nënën të vdekur dhe babain të gjakosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat