Bashkia e Vlorës është paditur në Arbitrazh për prishjen e njëanshme të kontratës së dhënies me koncesion të parkimeve.
Kjo çështje është diskutuar në mbledhjen e Këshillit bashkiak. Pas debateve, këshilltarët e djathtë janë larguar nga takimi.
"Mbledhje të tilla pa praninë e medias, pa praninë e kryetarit të bashkisë Vlorë mendojmë që janë mbledhje të sajuara, të qëllimshme për të hequr nga vëmendja e publikut dhe fshehur interesat e bashkisë Vlorë lidhur me çështjen në fjalë".
Burimet sqarojnë se grupi negociator i nënshkrimit të kontratës në bashki është kallëzuar dhe në prokurori.