Qindra autobusë drejt Vlorës, Rama kërkon të mbushë Sheshin e Flamurit me administratën

Vlora

Qindra autobusë drejt Vlorës, Rama kërkon të mbushë Sheshin e Flamurit me administratën

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:46
Edi Rama

Opozita do të zhvillojë nesër protestën e madhe të paralajmëruar prej disa ditësh. Por në të njëjtën orë qeveria nga ana tjetër do të organizojë një tubim të madh në Vlorë. Është vazhdim i ciklit të takimeve ‘Bashkia që duam’, por këtë radhë Edi Rama është kujdesur që ky takim të ketë një pompozitet më të madh. Synimi i tij është të sfumojë deri diku protestën e opozitës.

Jo më kot takimi është lënë për të njëjtën orë, me idenë për të marrë edhe vëmendje televizive në hapësirat që qeveria ka blerë në televizionet e vendit. Burime të Lapsi.al zbulojnë edhe një tjetër detaj nga mitingu propagandistik i Edi Ramës në Sheshin e Flamurit. Qindra autobusë do të nisen nga Lushnja, Fieri, Patosi dhe zona të tjera të jugut për të mbushur sheshin.

Kryetarëve të bashkive të jugut, por edhe deputetëve u është lënë porosi të sjellin njerëz të administratës publike dhe mbështetës të tjerë që duhet të duartrokasin Edi Ramën. Kryeministri ka porositur edhe ekrane të mëdhenj për të treguar shfaqjen e tij propagandistike. Takimi i nesërm i Ramës në Vlorë, ngjan të jetë një përpjekje e dëshpëruar e tij për të larguar vëmendjen nga protesta e opozitës. Megjithatë ngjarja kryesore ku do të jenë sytë e shqiptarëve është ajo në kryeqytet, jo takimi i transmetuar në ERTV nga qyteti i flamurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat