Protestuesit drejt kryeministrisë, Rama pret vlonjatët në Sheshin e Flamurit

Vlora

Protestuesit drejt kryeministrisë, Rama pret vlonjatët në Sheshin e Flamurit

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 11:08
Edi Rama

Ndërkohë që mijëra njerëz nga qytete të ndryshme të Shqipërisë janë nisur drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protestës së opozitës së bashkuar, një tjetër event politik po organizohet në Vlorë.

Bëhet fjalë për një vizitë të kryeministrit Edi Rama, që ka njoftuar prezencën e tij në Sheshin e Flamurit, në të njëjtën orë që do të startojë protesta para kryeministrisë në kryeqytet.

“Bashkia që duam”, do të jetë në fokusin e takimit të Ramës me qytetarë të Vlorës, një qark ku kryeministri ka marrë edhe mandatin e deputetit.

Kryeministri Rama preferoi të mos qëndrojë në zyrë ditën e sotme, por të vijojë agjendën e tij të punës, që përkonte pikërisht me aktivitetin në qytetin bregdetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat