Atentati në Vlorë, dëshmitë e banorëve: Menduam se ishte dasmë - Bota Sot
Atentati në Vlorë, dëshmitë e banorëve: Menduam se ishte dasmë

Vlora

Atentati në Vlorë, dëshmitë e banorëve: Menduam se ishte dasmë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 14:17
Pamje nga Vlora

Banorët e lagjes ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë janë terrorizuar nga të shtënat e shumta, por disa prej tyre ia kanë vënë ‘fajin’ dasmave.

Një banor rrëfeu se kanë qenë shumë të shtëna që janë dëgjuar edhe në largësi.

‘Unë jetoj atje lart por i dëgjuam të shtënat, na than u vranë erdhëm vrap.

U dëgjuan shumë plumba, shumë fishekë. Thamë se ishte dasmë njëherë. Thamë po hedhin fishekzjarrë. Unë rri atje lart. Pas çerek ore kam ardhur këtu’, tregoi banori.

Dy persona mbetën të vrarë në atentatin në Vlorë. Bëhet fjalë për Aurest Rexho dhe Arjan Hasani që janë ekzekutuar me armë zjarri.

Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...