Policia ka gjetur një makinë të djegur në Vlorë, pas atentatit me dy viktima në zonën e ‘Ujit të ftohtë’.
Në makinën e djegur janë gjetur tre armë të tipit kallashnikovë.
Makina u gjet disa minuta pas ngjarjes në Babicë.
Nga atentati mbetën të vdekur Orest Rexho dhe Arjan Hasani, ndërsa u plagos Armando Sulejmani.