Detaje nga vrasja e dyfishtë, ja si shpëtoi shënjestra ”Çipuri”

Vlora

Detaje nga vrasja e dyfishtë, ja si shpëtoi shënjestra ”Çipuri”

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:21
Foto

Shënjestra e krimit të djeshëm në Vlorë, Armando Sulejamani i njohur si “Çipuri”, shpëtoi dhe në vend të tij, humbën jetën dy persona. Çipuri bashkë me kunatin, Aurest Rexho dhe me shokun e tij Arjan Hasani, ishin në një automjet tip Passat në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, kur i është bërë atentat nga persona ende të paidentifikuar.

Hasani ndërroi jetë në vend, kurse Aurest Rexho pasi doli nga makina ai u gjet nga policia i vdekur në rrugë, rreth dy metra larg automjetit.

Shënjestra e këtij atentati, Armando Sulejmani ishte pasagjer në sedilejn pas shoferit. Ai mbeti i plagosur me dy plumba nga të shtënat me breshëri kallashnikovi të autorëve. Këta të fundit u larguan me automjet i cili u gjet i djegur nga policia në fshatin Babicë të Vlorës.

Ende policia nuk ka një kronologji të qartë se si ka ndodhur ngjarja por ajo që dihet është se Çipuri është një person me precedentë të shumtë penalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat