Porti i Peshkimit në Vlorë, së shpejti në një destinacion të ri turistik

Vlora

Porti i Peshkimit në Vlorë, së shpejti në një destinacion të ri turistik

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 16:34
Vlorë

“Porti i Peshkimit në Vlorë, do të jetë një destinacion i ri për t’u frekuentuar nga turistët dhe qytetarët, ka deklaruat sot prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj.

Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takimin e radhës në funksion të mbarëvajtjes së këtij procesi nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me Drejtorinë e Çështjeve Vendore dhe Funksioneve të Deleguara Alma Mele, Bashkinë Vlorë, Drejtorinë së Policisë, Prokurorinë dhe Rezervat e Shtetit.

Së shpejti, theksoi Mamaj, Porti i Peshkimit do të lirohet nga mjetet motorrike të sekuestruara dhe të grumbulluara prej vitesh, duke bërë të mundur që këtë sezon turistik Porti i Peshkimit të jetë një destinacion i ri për t’u frekuentuar nga turistët dhe qytetarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat