Vlorë, nipi vret gjyshin për t'i marrë 1 mln lekë, krimin e raporton si grabitje

Vlora

Vlorë, nipi vret gjyshin për t'i marrë 1 mln lekë, krimin e raporton si grabitje

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:03
Foto

Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku nipi ka vrarë gjyshin e tij. Ngjarja fillimisht u raportua nga vetë nipi si një grabitje me dhunë, por nga verifikimet rezultoi se i moshuari me iniciale V.K 69 vjeç u vra nga nipi.

Mësohet se ka qenë vetë nipi i cili i ka vjedhur 1 mln lekë gjyshit të tij. 

Pasi e ka qëlluar me qytën e armës dhe me pas me një plumb në kokë, nipi e ka çuar në spital gjyshin, duke deklaruar se e kanë grabitur.

Pas ngjarjes, adoleshenti u mor në polici, ku gjatë marrjes në pyetje ai ka ndryshuar disa herë dëshmi dhe pas disa orësh ka pranuar krimin.

69-vjeçari jetonte i vetëm në lagjen "Rilindja" në Vlorë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat