Berisha denoncon tjetër rast abuzimi me të mitur, këtë herë në Selenicë të Vlorës

Vlora

Berisha denoncon tjetër rast abuzimi me të mitur, këtë herë në Selenicë të Vlorës

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 14:58
Sali Berisha

Një tjetër histori abuzimi me një vajzë të mitur është denoncuar në profilin e facebook nga ish kryeministri Sali Berisha.

Bëhet fjalë për abuzimin seksual të një vajze të klasë së shtatë të shkollës 9 - vjeçare të Selenicës në rrethin e Vlorës. Dëshmia është dhënë nga një bashkëmoshatare e vajës e cila thotë se drejtorja e shkollës por dhe psikologia janë munduar ta fshehin.

Gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj mori kontakt me policinë e Vlorës e cila tha se nuk ka pasur asnjë rast të tillë denoncimi.

Por deklarata e policisë hidhet poshtë nga kryetari i Bashkisë së Selenicës, Përparim Shametaj i cili tha për Ora News se shkolla kishte referuar rastin edhe në polici por edhe në bashki por "Vajza fillimisht ka deklaruar se i kanë hedhur diçka në pije dhe e kanë përdhuar më pas ka ndryshuar deklartën. Ndërkohë ekspertiza nuk ka treguar gjurmë"

Pak ditë më parë Shqipëria u trondit nga historia shokuese e abuzimit seksual të një 13 vjeçareje nga 5 adoleshentë.    

 

 

Postimi i Sali Berishes

Pershendetje i nderuar z sali berisha. Jam nxense e shkolles 9 - vjecare te Selenices ne rrethin e Vlores. Po ju shkruaj per nje skandal te rende abuzimi me dy shoqe te mia nx te shkolles qe ka ndodhur tek ne para tre javesh dhe drejtorja esht perpjekur ta fshehe ngjarjen.Abuzimi nuk u krye ne shkolle por jashte saj me dy vajza te klases time te shtate kur luanin ne shtepine e njeres prej vajzave e cila jeton me gjyshen sepse e ema eshte ne greqi . Jo kjo por vajza tjeter u tregoi prinderve se dicka i kishte ndodhur te shtepia e shoqes kur nje cun i rritur me tatuazh ne dore kishte abuzuar me ato te dyja. Ketu flitet se vajza qe jeton me gjyshen ka te perseritur histori te njejta biles edhe me te renda se ato qe kane ndodhur me vajzen ne shkollen e Kavajes.Me ne fund pasi u be problem dhe e mori vesh gjithe shkolla se drejtorja nje socialiste e thekur po fshihte skanadalin ajo ose prnderit e njeres vjaze kane denoncuar ngjarjen e rend ne policine e Vlores, kete me tha vet njera nga vajzat se policia i dine te gjitha. Edhe ne kete raste flitet se per njeren vajze egziston gjithashtu nje video erotike.

Megjithe kete deri sot policia nuk ka marre asnje mase ndaj perdhunuesit por as ndaj drejtores dhe psikologes qe donin te mbyllini skandalin. Une ju shkruajta ju me besim se do te beni publik kete skandal qe kerkojne ta mbyllin por ju lutem me ruani anonimatin.Une dhe tani nuk po flas me adresen time po me nje adrese fallco sepse kam shume frike .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat