I dehur, 50-vjeçari pret me thikë vajzën e mitur

Vlora

I dehur, 50-vjeçari pret me thikë vajzën e mitur

Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:15
Ilustrim

Një 50-vjeçar me inicialet P.Sh në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve të tij.

Mësohet se 50-vjeçari në banesën e tij, nën e efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur lehtë në dorë me mjete prerëse, thikë, vajzën e mitur.

Policia e Vlorës njofton se ndërhyrja në kohë e efektivëve bëri të mundur që ngjarja të mos përshkallëzohet, duke parandaluar një krim në familje.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ”Dhuna në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat