Vlorë, vetëdorëzohet ish-polici i akuzuar për trafik droge

Vlora

Vlorë, vetëdorëzohet ish-polici i akuzuar për trafik droge

Më: 18 mars 2019 Në ora: 10:56
Ilustrim

Është vetëdorëzuar në polici Renaldo Avdulaj i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i implikuar në trafikun e drogës me grupin kriminal të Taulant Haxhiraj.

Sipas prokurorisë Avdulaj ish oficer i policie në Vlorë  ishte pjesë e grupit kriminal që u godit në 2016, ndërsa u arrestua Taulant Haxhiraj, nga Vlora, dhe u kapën 7 mijë rrënjë kanabis.

Avdulaj rezulton si një ndër 40 personat e përfshirë në këtë trafik droge.

Dosja "Treblova" ka lidhje me një operacion antidrogë në vitin 2016 gjatë të cilit u asgjësuan 18 parcela me kanabis në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë, një aksion ky që asokohe hapi debat për sasinë e sekuestruar.

Për Avdylaj gjykata në hetimet paraprake ktheu hetimet prokurorisë pasi kërkoi që të sqarohej pozita e tyre. Sipas prokurorisë  Avdylaj, kishte “parcelë droge në fshatrat e Vlorës dhe se ishte pjesë e këtij grupi kriminal, që drejtohej nga Taulant Haxhiraj” por gjykata në  hetimet paraprake ktheu hetimet prokurorisë pasi kërkoi që të sqarohej pozita e tyre.

Lidhja me Habilajt- Prokuroria dyshon gjithashtu se grupi "Treblova" ka lidhje me Habilajt, për të cilët dosja u veçua dhe vijon të hetohet. 

Në prill 2018 Gjykata e dha dënimin me 9 vite burg për Taulant Haxhiraj dhe 8 vite burg Shkëlqim Kociaj si dhe 8 vite Marjus Bajramin dhe 4 vite për Xhivalin Bacon. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat