Ambjentalistët kundër Ballukut: Do e padisim nëse vë në funksion TEC Vlorën

Vlora

Ambjentalistët kundër Ballukut: Do e padisim nëse vë në funksion TEC Vlorën

Më: 20 mars 2019 Në ora: 19:03
Foto

Termocentrali i Vlorës është një rrezik serioz për qytetin bregdetar. Nisur nga ky konstatim, ambjenalistët paralajmërojnë Ministren e Infrastrukturës dhe të Energjitikës, Belinda Balluku, se do të përballet me të gjitha format ligjore të kundërshtimit nëse i hap rrugë funksionimit të TEC Vlorës me gaz.

Ribaj: "Edhe ky model i ri me gaz do të thotë që të rindërtosh një TEC nga e para, të futemi përsëri në shpenzime të tjera dhe për ta përdorur përsëri me një lëndë tjetër fosile që për natyrën, për mjedisin, për ngrohjen globale, për problemin që është i shqetësuar gjithë planeti sot, ai ndikon negativisht".

Ambjentalisti, Simo Ribaj, thekson se vepra të tilla i përkasin shekullit të kaluar, ndal e cilëson një hap pas për Shqipërinë në një kohë që e gjithë bota orientohet drejt energjisë së pastër.

Ribaj: Sot qeveria ecën shumë shpejt, kur sot qeveria duhet të ndërtojë plantacione me panele diellore me energji 100% të pastër dhe duhet të vërë në efiçencë edhe kriporen e shkretë, për çfarë na duhet TEC-i?

Qëndrimi vjen në kohën kur Ministri i Mjedisit Blendi Klosi vendosi që të mos japë lejen mjedisore për projektin e ndërtimit të TEC-it në qytetin e Korçës, alarmin për të cilin banorët dhe ambjentalistët e ngritën përmes RTV Ora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat